Ne jemi kompania e parë që ka krijuar një supermarket të një standarti europian për shitjen e produkteve ushqimore, detergjentë, kujdes personal dhe produkte të shtëpisë online. 

Pas një eksperience më shumë se 25 Vjecare në shitjen e produkteve të supermarketeve, ne vijmë me Pako.al per t’ju shërbyer me përkushtim dhe korrektësi maksimale. 

Jemi te gatshëm t’ju shërbejmë me çmimet më të lira në treg dhe ofertat më të mira, në çdo adresë në qytetin e Tiranës & Durrës-it. 

Pako.al ka si qëllim t’ju lehtësojë jetën. 

Mund të përfitoni kursime të mëdha nga ofertat e çdo jave, promocionet e vazhdueshme ditore, çmimet më të lira në treg dhe të shpërbleheni me dhurata që vërtetë kushtojnë sipas pikëve që keni grumbulluar nga blerjet tuaja. 

Kurseni kohën tuaj, e cila është më e rëndësishmja për të gjithë ne. Duke bërë blerjet tuaja ne Pako.al kohën që do të harxhonit në supermarketet fizike mund ta përdorni për gjërat që ju dhe familja juaj kanë vërtetë më të rëndësishme. 

Ne ju sigurojmë që në Pako.al ju do ti kurseni vetes blerjet e paparashikuara që qëllon të bëj çdo person në marketet fizike duke u nxituar dhe vendosur të bëj blerje të paparashikura ku në shumicën e rasteve, as i duhen dhe mbeten pa përdorur. 

Gjithashtu, tani nuk do të ndodhë më të harroni diçka të rëndësishme pa blerë, pasi online ju mund të riktheheni në porosinë tuaj dhe të shtoni diçka që mund ta keni harruar. Gjë e cila në markete fizike ndodh të mbetet pa blerë, ose do duhet të bëni sërisht rrugë, shpenzime që të ktheheni dhe të blini produktin që keni harruar. 

Pako.al si pasojë e kërkesës që tregu e ka mirëpritur  supermarketin online vazhdimisht shton punonjës, të cilët shërbejnë me përkujdesje maksimale, dëshirë dhe korrektësi për klientët tanë. 

Pako.al përmirësohet vazhdimisht si në web ashtu edhe në staf, produkte dhe shërbim.

 

Back to Top