Në Pako.al jemi siguruar t’ju ofrojmë 3 opsione se si mund të realizoni blerjen tuaj. 

  1. Mund të bëni porosi në çdo kohë nëpërmjet numrit të telefonit që kemi vendosur në dispozicion për klientët tanë. Dikush nga stafi jonë do të përgjigjet në telefon dhe do të dëgjojë me përkujdesje porosinë tuaj, më pas do të rikonfirojmë produktet, vlerën e secilit produkt dhe vlerën totale të porosisë, në mënyrë që të sigurohemi që janë zgjedhur produktet që ju keni porositur. 
  2. Porosia mund të bëhet nga rrjetet sociale tona pakomarket në Instagram dhe pakomarket në Facebook. Në të njëjtën mënyrë në këto rrjete sociale duhet të bëhet porosia me të shkruar dhe më pas ua konfirmojmë porosinë brenda disa minutave në mënyrë që të sigurohemi se janë të njëjtat produkte që ju keni porositur. 
  3. E njëjta proçedurë si me rrjetet sociale mund të bëhet edhe nëpërmjet numrit të telefonit në Whats App, ku mund të dërgoni me shkrim porosinë tuaj ose mund t’i specifikoni produktet me foto. 
  4. Zgjidhni produktin që doni dhe shtypni butonin shto në shportë. Pasi ta shtypni këtë buton do t’ju dalë një tabelë me përmbledhje të shportës suaj. Nëse doni të proçedoni më tej me porosinë duhet të shtypni butonin ‘Përfundo porosinë’
    Më pas do t’ju dalë një pamje e shportës suaj dhe totalit që po përgatisni të blini. Këtu mund të rregulloni sasitë apo të hiqni ndonjë produkt që nuk doni ta blini.
    Nëse jeni dakort me shportën tuaj shtypni butonin ‘Vazhdo me porositjen’ pas kësaj do ju dalë opsioni për t’u rregjistruar në platformën tonë.
    Rregjistrimi duhet bërë, në mënyrë që herët e tjera të gjitha të dhënat tuaja se ku do vijë produkti, të jenë të regjistruara dhe mos keni nevojë ti përsërisni. Gjithashtu mund të gjeni lehtësisht historikun dhe faturat tuaja.
    Gjatë rregjistrimit do t’ju kërkojë emrin, mbiemrin, adresën e e-mailit dhe fjalëkalimin që doni të përdorni për t’u identifikuar herët e tjera. Pasi t’i shënoni këto, shtypni butonin rregjistrohu.
    Pasi jeni rregjistruar do t’ju kërkojë të dhëna për adresën që do ua sjellim produktin.
    Emri, Mbiemri, Adresa, Rrethi, Shteti, Telefoni, Qyteti, pasi i plotësoni këto shtypni butonin RUAJ.
    Pasi ke përzgjedhur adresën shtypni butonin ‘zgjidh metodën e pagesës’ 
    Më pas zgjidhni metodën e pagesës dhe pranoni termat edhe kushtet me të cilat operojmë. Nëse doni të lexoni termat i gjeni këtu.
    Pasi ke zgjedhur metodën e pagesës shtyp butonin konfirmo porosinë dhe përfundon porosia.
     
    Kjo është metoda më e mirë për porosi sepse me këtë metodë ju do të përfitoni të gjitha benefitet që ne ofrojmë dhe gjithashtu do keni një llogari ku mund të gjeni historikun tuaj të blerjeve për të marrë faturat apo të dhëna të tjera që do ju duhen pasi keni blerë produktin.
     
    Nëse keni paqartësi mund të na kontaktoni 

 

 

Back to Top