Ne pohojmë që, duke konfirmuar porosinë tuaj, ju keni lexuar dhe pranoni kushtet tona të përgjithshme të shitjes. 

Termat dhe Kushtet e përgjithshme të shitjes të detajuara më poshtë rregullojnë marrëdhënien kontraktuale ndërmjet ‘Përdoruesit’ (më poshtë gjithashtu referuar si ‘Ju’ pra blerësi ) dhe “Pako.al” të cilat i përkasin subjektit me NUIS K31406527T 

Ne jemi kompania e pare që ka krijuar një supermarket të një standarti europian për shitjen e produkteve ushqimore, detergjëntë, kujdes personal dhe produkte të shtëpisë online. 

Pas një eksperience më shumë se 25 Vjeçare në shitjen e produkteve të supermarketeve, ne vijmë me Pako.al për t’ju shërbyer me përkushtim dhe korrektësi maksimale.Këto kushte të përgjithshme të shitjes janë të vetmet kushte që janë të zbatueshme dhe zëvendësojnë të gjitha kushtet apo marrëveshjet e tjera të shkruara ose jo. Këto Terma dhe Kushte të Shitjes janë të rëndësishme për ju dhe Pako.al pasi ato përdoren për të mbrojtur të drejtat tuaja si klient/ konsumator si dhe të drejtat tona si biznes

  • Transporti

Ne jemi siguruar të ofrojmë koston më të ulët të transportit për klientët tanë. 

Për porositë nën 3000 lekë – transporti 100 lekë

Për porositë mbi 3000 lekë – transporti FALAS 

Çdo porosi që bëhet brenda orës 15:00, ju vjen brenda ditës. ( gjatë orarit 16:00 – 20:00 ) 

Çdo porosi që bëhet pas orës 15:00, ju vjen ditën e nesërme përsëri ( gjatë orarit 16:00 – 20:00 )

Ne kujdesemi që transporti të bëhet nga një staf korrekt,  i kualifikuar, ku mbi të gjitha sjellja dhe morali janë vlerat kryesore të punonjësve tanë. 

Të gjitha makinat që bëjnë transportin e porosive ne Pako.al janë te pajisuara me sistemin e  frigoriferit me temperaturë deri në 0 gradë, për të mundësuar ruajtjen e cilësisë dhe çdo vlere të produktit ose ushqimit deri në momentin që të vijë në derën e shtëpisë suaj. 

Back to Top